Kapet me drogë në makinë, prangat të riut në Shkodër

Një 25-vjeçar është vënë në pranga pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Opel”, me të cilin udhëtonte 25 vjeçari, uniformat blu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3.7 kilogramë  lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.

Njoftimi i policisë:

Muriqan, Shkodër

Goditet një tjetër tentativë për trafikim të lëndëve narkotike

Arrestohet në flagrancë një 25 vjeçar

Sekuestrohet një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa

Nga strukturat e DVKM Shkodër në bashkëpunim me DVP Shkodër u arrestua në flagrancë shtetasi S. V. 25 vjeç, banues në fshatin Sallmone, Shijak.

Shërbimet e Policisë Kufitare në  PKK Muriqan, Shkodër,  gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë  në automjetin tip “Opel”, me të cilin udhëtonte 25 vjeçari, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3.7 kilogramë  lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve, mbetur në tentativë”.