Kapet me kanabis, arrestohet i riu nga Shijaku

kanabis-1-600x450.jpg

Një 25-vjeçar nga Shijaku ka rënë në pranga nga policia e Durrësit, pasi iu gjetën 113 doza me lëndë narkotike. Dyshohet se droga e sekuestruar është e llojit Canabis Sativa.

Policia e Durrësit i bëri një kontroll të imtësishëm të riut, ku menjëherë e arrestoi për veprën penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’.

Ndërkohë, materialet i janë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës./real-news.tv

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303