fbpx

Kapet me lëndë narkotike në Itali, arrestohet shqiptari

polizia-arresto-1615_371299.jpg

Media italiane “Firenze Today” raporton se një shqiptar 34-vjeçar u arrestua në qendër të Firenzes, pasi iu gjetën euro, kokainë dhe hashash.

Policia gjatë një kontrolli të territorit vunë re dy burra të dyshimtë qëndronin në Piazza Tasso. Dy burrat u kontrolluan, edhe për faktin se ata më herët kishin qenë të inkriminuar për drogë e krime kundër pronës.

34-vjeçari shqiptar u arrestua, pasi në momentin e kontrollit, u përpoq që të nxjerrë nga xhaketa një sasi prej disa gramë kokainë.

Pas kontrollit edhe në xhepin e pantallonave të 34-vjeçarit shqiptar, iu gjet hashash dhe 200 euro të gatshme.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303