Kapet shqiptari në Itali, e tmerrshme në çfarë e kishte kthyer shtëpinë

Një shqiptar është arrestuar sot nga policia italiane për posedimin e armëve dhe drogës në Itali.

Policia italiane gjeti në shtëpinë e të arrestuarit të identifikuar me inicialet D.R., 35 vjeç, një arsenal të vërtetë armësh, gjysmë kilogramë heroinë dhe pak

gram kokainë.

Ai i kishte futur në shtëpinë e tij, që e përdorte si depo për banditët që shkatërrojnë shtëpitë në zonën e Parmës.

Të fshehura nën shtrat ishin pesë pushkë dhe tre pistoleta gjysmë-automatike, të mbushura me plumba. Gjatë kontrollit në të njëjtën dhomë, agjentët

gjetën një pako me gjysmë-kilogramë heroinë, 5 gramë kokainë, dy orë dore, një unazë martese dhe dy gjerdan.

Dy nga pesë pushkët ishin pre e një vjedhje të kryer në Fidenza në Dhjetor 2018 ndërsa një armë ishte vjedhur në Sorbolo në shkurt të vitit 2019.

Operacioni blic i policisë u zhvillua në agimin e së martës në 14 janar, pasi disa hetime treguan se 35-vjeçari kishte me kontakte të ngushta me njerëz të dyshuar për vjedhje dhe të lidhur me aktivitetin e drogës.

Heroina e gjetur në shtëpi, në treg do të kishte dhënë rreth 15 mijë euro.

35-vjeçari shqiptar, i cili tani ndodhet në burgun e Via Burla, ishte i pashkolluar dhe i panjohur për autoritetet e policisë dhe vuri në dispozicion shtëpinë e tij si depo për disa banda hajdutësh.