fbpx

Kaq shumë çmime! Edhe vajza e Beyonces fitoi një Grammy

12-All-the-Times-Beyonce-Kids-Blue-Ivy-Sir-and-Rumi-Appeared-in-Black-Is-King-Visual-Album.jpg

Mos u habisni pasi vajza e Beyonces vetëm 9-vjeçe ka fituar një çmim Grammy.

Bëhet fjalë për videon “Brown Skin Girl”, e cila përcjell një mesazh për vajzat me ngjyrë dhe është bërë pjesë e albumit të Beyonces me titull “The Lion King: The Gift”.

Në një intervistë për “ABC”, diva e muzikës tregoi dashurinë dhe pasionin që kërkon të përcjellë videoja “Brown Skin Girl”.

“Emocionohem kur dëgjoj baballarë që i këndojnë vajzave të tyre “Brown Skin Girl”. E lumtur që vajza ime ndihet me vetëbesim për flokët e saj të stilit afrikan dhe krenare për lëkurën e saj me ngjyrë. Kjo është arsyeja pse bëj muzikë”, tha Beyonce.

Ndërkohë, Billie Eilish dhe FINNEAS kanë fituar çmimin “Grammy” për këngën më të mirë për median vizive me “No Time To Die”.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303