Kardinal i lartë në Vatikan ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirusin e ri (COVID-19) dhe është duke u trajtuar, njoftojnë mediat lokale.
Kardinali Angelo De Donatis, Famullitari i Përgjithshëm i Romës, u testua pas shfaqjes së simptomave të virusit.
De Donatis, 66 vjeç, u dërgua në spitalin Gemelli në Romë dhe është në gjendje të qëndrueshme.
Ndërkohë, rezultatet e testimit të Papa Françeskut kanë qenë negative.