fbpx

Kardinali Tagle rezulton me COVID-19, testohet Papa Françesku

Papa Françesku është testuar për koronavirus, pasi Kardinali Luis Tagle rezultoi i infektuar me COVID-19.

Takimi i fundit mes Papa Franceskut dhe Kardinalit Luis Tagle ka qenë më 29 gusht në Vatikan.

Mediat e huaja shkruajnë se Kardinali Tagle është vetizoluar në Filipine.

Ndërkohë bëhet me dije se Papa ka rezultuar negativ dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.