fbpx

Karlos Ghosn mund të kalojë 6 muaj në burg

Carlos-Ghosn-770x433.jpg

Ish kryetari i Nissan Karlos Ghosn doli të martën për herë të parë në gjykatë që nga arrestimi i tij në Japoni në nëntor të vitit të kaluar. Ai shpalli pafajësinë e tij në paraqitjen e tij të parë publike që nga arrestimi i tij në Nëntor, duke thënë në gjykatën e Tokios se ai është akuzuar gabimisht për sjellje të pahijshme financiare.

Por Ghosn këmbëngul se është “akuzuar gabimisht dhe u ndalua padrejtësisht”.

64-vjeçari më parë është konsideruar si njeriu që shpëtoi Nissan.

Ai u dërgua në gjykatë me pranga në duar dhe një litar rreth belit.

Avokati i Ghosn tha se ai mund të kalojë edhe 6 muaj të tjerë në burg pasi: “Është tipike për gjykatat japoneze që të mbajnë nën arrest të dyshuarit deri në fillimin e gjykimeve të tyre.”

“Ka dokumente që duhet të hetohen në japonisht dhe anglisht, gjë që do të kërkojë kohë,”-tha avokati i Ghosn./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *