fbpx

Karriera e tij drejt fundit, Johnny Depp merr përkrahje nga fansat

PRI_157893976.jpg

Disa javë më parë Johnny Depp humbi  gjyqin përballë gazetës “The Sun” dhe kjo pati ndikim të drejtpërdrejtë në karrierën e tij. Menjëherë pas gjyqit Warner Bros i kërkoi të hiqte dorë nga roli i Gellart Grindewald për filmin “Fantastic Beasts 3”.

Aktori  hodhi në gjyq tabolidin, sepse e kishte cilësuar atë si dhunues grash në një artikull në vitin 2018-të, mirëpo ai nuk arriti të fitonte në betejën ligjore.

Fakti që aktori duhet të heqë dorë nga roli i tij për shkak të kësaj çështje, i ka irrituar shumë fansat e Depp. Ata janë shprehur se do të bojkotojnë filmin nëse nuk do të shfaqet Johnny në të dhe madje kanë nisur të nënshkruajnë një peticion online.

Peticioni i publikuar në “Change.org” mban titullin “Warner Bros rikthe Johny Depp si Gellart Grindeëald” dhe deri më tani e kanë firmosur 147,402 njerëz. Avokatët e Depp gjithashtu po planifikojnë që të apelojnë vendimin e gjykatës.

“Kjo ndodhi për shkak të vendimit të çështjes së tij me “The Sun”, që ishte totalisht e padrejtë. Ne duam që ai të rikthehet! Warner Bros duhet të dëgjojë publikun, ose ne do të bojkotojmë filmin”, thuhet në peticion. Nga ana tjetër, fansa të tjerë kanë bërë thirrje që Depp të zëvendësohet nga Colin Farrell. Farrell luajti në filmin e parë “Fantastic Beasts and Where To Find Them” publikuar në 2016.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303