fbpx

“Karrigen e Ramës do ta…”/ Nard Ndoka nuk kursehet, flet për kryeministrin, Berishën dhe Nanon

ndoka.jpg

Mbrëmjen e djeshme i ftuar në emisionin “Casa De Los 3s” në Ora News  kreu i PDK-se Nard Ndoka ka rrëfyer disa mendime lidhur me kryeministrin Rama, Berishën dhe Fatos Nanon.

Teksa pyetet se çfarë do të bënte nëse do të ulej një ditë në karrigen e kryeministrit, ai jep përgjigjen e befasueshme.

“Karrigen e Ramës do ta laja, do i bëja një lavazh, para se të ulesha”, ka thënë Ndoka.

Nga ana tjetër, ai ka lavdëruar Berishën dhe Nanon, mirëpo këtë të fundit e cilësuar paksa të papërgjegjshëm.

“Berisha është një personazh që merret diçka prej tij, ka gjëra pozitive. Nano ka qenë një qytetar i mirë, pavarësisht se ishte i papërgjegjshëm, s’kam lidhje as me pijen e tij, pasi ishte pijedashës dhe nuk e marr atë pjesën e vesit, kështu që zgjedh Berishën”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303