“Karrigia e tij në Parlament në pikëpyetje?”. Petrit Vasili reagon për herë të parë

vasili1.png

Teksa mandati i tij është ende në pikëpyetje, nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka dalë me një reagim publik.

Vasili shprehet se zgjedhjet nuk kanë mbaruar akoma, dhe se e gjithë opozita duhet të merret me numërimin dhe rinumërimin e çdo vote, ndërkohë që ka dhe një mesazh për të gjithë ata që kërkojnë largimin e kryetarit të PD.

Postimi i plotë i Vasilit:

Zgjedhjet nuk kane mbaruar, perkundrazi beteja sapo ka filluar!

S’ka asnje aksion tjeter dhe asnje fokus tjeter pervec numerimit dhe rinumerimit te cdo vote, te kalimit ne site te cdo procesverbali dhe te cdo shkelje e manipulimi rilindas.

Partia Demokratike, LSI dhe te gjithe partite e tjera opozitare nuk kane asnje detyre tjeter veç kesaj. Qindra mijra qytetare kane dhene voten dhe cdo vote e tyre duhet te mbrohet me cdo kusht e me cdo mjet nga te gjitha partite e opozites.

Analizat dhe kerkesat per doreheqje nuk e kane kohen sot, por ato do te behen patjeter ne kohen e duhur.

Sot detyrimi ndaj popullit eshte nje dhe vetem nje: ruajtja e cdo vote dhe demaskimi i masakres mafioze rilindase te zgjedhjeve.

Ky eshte momenti qe ndan perfundimisht te shiturit peng te mafias rilindase, nga ata qe duan veten dhe Shqiperine.

Cdo perfaqesues i LSI dhe cdo demokrat kane vetem nje detyre te shenjte te mbrojne cdo vote dhe te zbardhin gjithshka.

Çdo krim zgjedhor i cdo forme do te denoncohet me force, ligjerisht dhe papushim.

Kurre dhe kurre Shqiperia nuk do te behet peng i mafies rilindase!

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303