Karteli i drogës vret 9 anëtarë të familjes, ja si foshnja arriti t’i mbijetojë atentatit (VIDEO)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në shtetin verior të Sonora të Meksikës të hënën. Një vajzë 7-muajshe u gjet e gjallë në një makinë , e cila u qëllua me plumba nga një kartel i drogës në Meksikë.

Nga zjarri vdiqën 9 anëtarë të familjes Mormon, shkruan Daily Mail.

Christina Langford Johnson ishte në mesin e atyre që u qëlluan për vdekje kur personat e armatosur hapën zjarr në një rrugë jo të zakonshme.

Ajo besohet se i shpëtoi jetën vajzës së saj pasi ajo bllokoi vendin e veturës në dysheme, ndërsa zjarri u tërhoq. Familja thonë që Christina doli nga automjeti i saj dhe tundi krahët për tu treguar personave të armatosur se ajo nuk ishte një kërcënim.

Langford mund të jetë larguar nga automjeti për të tërhequr vëmendjen e tyre sepse trupi i saj me plumba u gjet rreth 15 metra larg nga vendi i ngjarjes. Vajza e vogël është ribashkuar me babanë e saj Tyler Johnson dhe u fotografua duke qeshur ndërsa ai e përqafonte.