Kartolina e urimit të Lali Erit për qytetarët e Tiranës

Kur na ndajnë dhe pak ditë nga momenti i ndërrimit të viteve, Bashkia e Tiranës ka përzgjedhur kartolinën e vet të urimit për gjithë qytetarët e saj.

Këtë vit, për të përzgjedhur pamjen që do të kishte kartolina, Bashkia e Tiranës organizoi edhe një konkurs me krijimtaritë artistike nga nxënësit e shkollave të kryeqytetit.

Fitues doli punimi i Eron Lazajt nga shkolla “Fan Noli” dhe ku paraqitet fshati i festave në sheshin “Skënderbej”, plot drita dhe ngjyra.

Kartolinën e publikoi vetë kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili gjithashtu shprehu edhe falënderimin e tij për Eronin e vogël.

“Këtë vit Kartolinën e Bashkisë Tiranë e caktuam nga propozimet e nxënësve dhe fitues ishte Eron Lazaj nga shkolla Fan Noli, flm lali!”, shkruan Veliaj në Instagram. (real-news.tv)

Lër një koment