fbpx

Karvani i emigrantëve mbërrin në Meksikë

emigrants.jpg

Pjesëtarët e parë të karvanit të emigrantëve që janë nisur drejt Shteteve të Bashkuara kanë mbërritur në Meksikë.

Rreth 450 personave, kryesisht meshkuj dhe djem, iu dha strehim i përkohshëm në një stadium.

Ata janë pjesë e një grupi me rreth 5,000 persona, i njohur si karvani i emigrantëve, i cili u nis nga Hondurasi më 12 tetor.

Presidenti i SHBA Donald Trump ka njoftuar se trupa ushtarake do të vendosen në kufi për t’i ndaluar ata të kalojnë kufirin amerikano-meksikan.

Kritikët e kanë akuzuar presidentin Trump se po përdor frikën e emigracionit të paligjshëm për të fituar mbështjetjen e përkrahësve të tij përpara zgjedhjeve afatmesme të së martës.

Ndërkohë, Washington Post ka shkruar se grupe civilësh të armatosur, në SHBA, i kanë interpretuar komentet e presidentit Trump, kundër karvanit të emigrantëve, si thirrje për t’i dalë zot vendit nga pushtimi i të huajve.

Ata kanë nisur të furnizohen me municione, tenda, dronë, dhe po thurin plane që të krijojnë karvanin e tyre si kundërpërgjigje ndaj emigrantëve.

Emigrantët që kanë mbërritur në Meksikë do të presin edhe të tjerët që ende nuk kanë mbërritur.

Pjesa më e madhe e emigrantëve shprehen të bindur se nëse udhëtojnë si një grup i madh kanë më shumë shpresa për të mbërritur në SHBA. Ata thonë se po largohen për t’i shpëtuar varfërisë, dhunës së bandave si dhe paqëndrueshmërisë politike në vende si Hondurasi, Guatemala, El Salvadori dhe Nikaragua.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *