fbpx

Karvani i emigrantëve, Trump: Ushtria do të qëllojë ata që do të hedhin gurë

181031214447-01-trump-tease-1026-super-tease.jpg

Presidenti Donald Trump ka njoftuar se do të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv javën e ardhshme, që synon kufizimin e rregullave të azilit në SHBA.

Trump gjithashtu sugjeroi se trupat amerikane që ai dërgoi në kufirin SHBA-Meksikë do të përgjigjen nëse dikush nga karvani i emigrantëve godet ushtarët me gurë.

Në një fjalim në Shtëpinë e Bardhë për emigracionin, presidenti amerikan tha se administrata e tij po përfundon një urdhër ekzekutiv që do të kufizojë kërkesat e azilit, duke pretenduar se emigrantët shpesh abuzojnë me sistemin.

Por Trump nuk pranoi të përcaktojë se si do të funksionojë ndryshimi që ai përshkroi si një urdhër i ardhshëm ekzekutiv ose pse ai po organizonte një fjalim presidencial për një ndryshim politik që është ende në fazat paraprake.

Një zyrtar i mbrojtjes i SHBA tha për CNN se trupat e vendosura në kufi do të veprojnë sipas rregullave standarde mbi përdorimin e forcës dhe do të përdorin forcën vetëm për vetëmbrojtje.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *