fbpx

Kastro Zizo nuk u fut në finalen e Festivalit të RTSH, ka dy fjalë për jurinë

KastroZizo-780x439.jpg

Kastro Zizo këtë vit ishte pjesë e Festivalit të Këngës në RTSH.

Ai mori pjesë me këngën “Asaj”, por me vendim jurie Kastro nuk kaloi as në natën finale.

Këngëtari nuk kishte reaguar lidhur me këtë vendim, por pasditen e sotme i ftuar në “Pop Culture”, ka treguar mendimin e tij.

“Të tregohem i sinqertë Kilda, përveç problemeve teknike që realisht kishte dhe asnjë nuk flet. Në kufje nuk dëgjoja asgjë, më erdhi çudi se në prova ishte mirë, ndërsa atë natë asgjë. Më erdhi inat që nuk u futa në finale më tepër për respektin e saj, jo pse u fut ky apo ai.
Mendoj se është e padrejtë që pjesëmarrësi për Eurovizion të zgjidhet nga festivali RTSH-së. Përfaqsimi shqiptar në juri mendoj se nuk ishin emra me potencialin e duhur që të vlerësonin artistët. Me gjithë respektin që kam për dy zonjat, mendoj se gjithë Shqipëria ka njerëz shumë herë më të përgatitur, siç kam edhe rezervat e mia për këta personat e huaj. Morën një kompozitor që nuk dihet sa kohë ka që ka bërë kompozimin e fundit. Mendoj se herë tjetër nëse do të mbahet kjo politikë e të huajve mendoj se dhe Europa ka njerëz më të përgatitur për të gjykuar, aq më tepër për këngëtarë lokal siç jemi ne”, u shpreh Kastro.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303