Katalonja planifikon sërish votim për pavarësi nga Spanja

Katalonja do të mbajë një votim të ri për pavarësi nga Spanja, brenda dy viteve, tha kreu i qeverisë së rajonit.

Kjo deklaratë paraqet edhe një sfidë të re për Madridin, pas disa ditëve të trazirave nga protestuesit pro-separatistë.

Rreth 100 njerëz u plagosën, në të gjithë rajonin verilindor, pasi Gjykata Supreme e Spanjës dënoi më burgim nëntë liderë të rajonit, për përpjekjet e tyre të dështuara për të siguruar pavarësinë në vitin 2017, përmes një referendumi për të cilin Madridi vendosi se ishte i paligjshëm.