fbpx

Katastrofë ekologjike, derdhja e naftës në detin e Kalifornisë shkatërron botën e egër

Screenshot_5-2.jpg

Hantington Beach në Kaliforni, një parajsë për serfistët amerikanë, dhe një zonë shumë e famshme turistike, po përjeton pasojat e një tragjedie ambientale nga më të këqijat në historinë kaliforniane. Këtë fundjavë plazhet janë ndotur nga derdhja e 3 mijë fuçive naftë, që ka shkaktuar ngordhjen e mijëra llojeve të peshqve dhe zogjve.E gjithë zona e Hantigton është e famshme për ekonominë e saj që mbështetet në nxjerrjen e naftës, por ende nuk dihet se si ka ndodhur incidenti që shkaktoi derdhjen e naftës nga një impiant nëndetëse.Autoritetet amerikane paralajmëruan se plazhet do të qëndrojnë mbyllur për shumë kohë, ndërkohë që vullnetarë dhe ekspertë të fushës po punojnë pa pushim për të kufizuar dëmet, të cilat mund të jenë më të mëdha se parashikimet. Bëhet fjalë për 500 mijë litra naftë që janë derdhur në ujë.Impianti nga ka rrjedhur nafta ndodhet 20 metra nën sipërfaqen e ujit. Kryebashkiaku u shpreh se kjo është një tragjedi që mund të mbajë mbyllur plazhet për muaj të tërë. Por kjo konsiderohet dhe si një tragjedi ekonomike sipas autoriteteve, pasi në këtë periudhë zona është një tërheqje turistike për vendas dhe të huaj.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303