Kate Middleton ‘thyen rregullat’, feston në pub me mamatë e shokëve të Charlotës e Georgit

Kate Middleton mund të duket një mama sikur nuk ka shumë kohë për aktivitete argëtuese jashtë pallatit mbretëror, por ja që së fundmi ajo ka treguar të kundërtën. Më herët kemi shkruajtur se gjuha e trupit të Dukeshës zbulonte se ajo ishte një mama shembullore, por që të ishte një mama ‘cool’ e paparë, atë s’na e kishte marrë mendja.

Dukesha Kate është jashtëzakonisht e zënë me detyrat zyrtare mbretërore dhe tre fëmijët e saj: Princin George, Princeshën Charlotte dhe Princin Louis. Por kjo nuk do të thotë që ajo nuk mund të gjejë kohë për t’u shoqëruar me mamatë e tjera që çojnë fëmijët në të njëjtën shkollë si Kate.

Sipas Daily Mail, dukesha ka marrë pjesë në mënyrë diskrete në një darkë të organizuar për prindërit e fëmijëve që shkonin në shkollën Thomas Battersea. Kate me mençuri shmangi ‘zhurmën’ që do të shkaktonin paparacët duke përdorur hyrjen sekrete të pub-it për t’u bashkuar me mamatë e tjera.

Sipas tabloidit britanik, pubi i cili gjendet në Chelsea ka një hyrje të fshehtë, nëse të ftuarit e profilit të lartë dëshirojnë të futen në lokal pa u pikasur nga njerëzit e tjerë.  Kjo do të thotë që Dukesha e Kembrixhit ka dashur të takonte prindër të tjerë nga shkolla e Princit George dhe Princesha Charlotte pa shkaktuar ndonjë dramë të panevojshme. Epo në fund të fundit, Kate para se të jetë një dukeshë është një mama, që dëshiron të dijë si shkojnë fëmijët e saj në shkollë, cilët janë miqtë e tyre të ngushtë e jo vetëm.