Katër klube angleze ‘në luftë’ për Strakoshën

Thomas-Strakosha-977383.jpg

Portieri i kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha, është një nga emrat më të vlerësuar në Seria A.

24-vjeçari mbylli një sezon fantastik dhe është kthyer në një nga pikat kyçe të Lazios.

Drejtori sportiv, Igli Tare, e vlerëson shumë futbollistin e Shqipërisë, por nga krahu tjetër është gati ta lërë të lirë për një shifër prej 50 milionë eurosh.

Katër klube në Premier League duan “gardianin shqiptar”, ose kanë shfaqur interes për të.

Newcastle është më konkret dhe pritet të dërgojë shumë shpejt ofertën zyrtare.

Në krahun tjetër, Arsenal, Tottenham dhe West Ham po monitorojnë nga larg situatën.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303