fbpx

Katër lëkundje të tjera vetëm në pak minuta

Lëkundjet e tërmetit kanë vijuar sërish sot në vendin tonë, ku rreth 40 minuta më parë është regjistruar tërmeti i parë në detin Adriatik, duke u pasuar dhe me 3 të tjerë.

Siç shihet edhe nga regjistrimi i EMSC-së, tërmetet janë të magnitudës së shkallës Rihter 3.1, 2.9, 3.6 dhe 3.5.