fbpx

Katër lëkundje tërmeti në pak minuta, s’gjen qetësi qyteti, ja magnituda dhe epiqendra

termet5-750x375-1-1.jpg

Toka nuk gjen qetësi. Lëkundjen e tërmetit tmerruan mbrëmjen e djeshme jugun e vendit tonë, të cilat janë ndjerë deri në mesnatë.

Sipas të dhënave, epiqendra e lëkundjeve ka qenë në gadishullin e Karaburunit.

Lëkundja më e fortë ka qenë me magnitudë 3.5 ndërsa të tjerat më të lehta.

Tërmetet kanë filluar nga ora 21:18 e orës lokale për të përfunduar në orën 22:02. Lëkundjet janë ndier nga banorët e zonës afër, në Orikum teksa nuk raportohet për dëme në njerëz por as dëme materiale.

Reagimet dhe paniku i qytetarëve kanë qenë të shumta, disa prej tyre e kanë ngatërruar dhe me shpërthim.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303