Katër të zhdukur nga shembja e platformës detare energjitike në Guangdong

gugug.png

Rrëzimi thuajse në det i një impjanti detar të energjisë së erës ka shkaktuar katër të humbur sot në brigjet e qytetit kinez Huizhou.Agjencia shtetërore Xinhua njoftonte se konstruksioni detar Shengping 001 nisi të anohej drejt detit prej mesditës së djeshme dhe mjete të ndihmës u dërguan me urgjencë drejt tij.61 nga 65 persona që punonin në bordin e impjantit në kohën e incidentit u shpëtuan. Rreth 30 anije e helikopterë vijojnë të kërkojnë zonën për të humburit.Ndërkohë njoftohet gjithashtu se është arritur stabilizimi i platformës së ndërtuar në 2015. Deri vitin e kaluar ajo shërbente si impjant furnizimi detar por më pas u pajis për menaxhimin e instalacioneve të energjisë së erës.Pranë saj po ndërtohen 64 turbina të energjisë së erës, në një linjë prej 25km përgjatë bregut të Guangdong.Kompania ka thënë më parë se planifikon të lidhë turbinat e saj 400MW me rrjetin elektrik  në 2022.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303