fbpx

“Ke ngrirë ti apo të ngriu figura”? Rama ‘acarohet’, gazetarja i kthehet: Jo unë mirë jam por…

800-0-601934df96c54.png

Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje dhe disa pyetjeve që i kanë bërë gazetarët gjatë konferencës për shtyp me temë “Ekonomia në Fokus”.

Mirëpo, një pyetje mesa duket e ka “bezdisur” kryeministrin, i cili më pas ka bërë një diskutim me gazetares.

Diskutimi:

Gazetarja: Pavarësisht se u shprehët që keni ulur përqindjen e taksës progresive?

Rama: Cilën taksë progresive kemi ulur, se s’po të kuptoj?

Gazetarja: Si s’është e vërtetë sapo e shprehët z.Kryeministër, për taksën e pagës

Rama: Jo, s’është e vërtetë, e vërteta është se nuk ka ndryshuar asgjë

Gazetarja: Po, jo pra, se sapo thatë që …

Rama: Si, jo pra? Jo, s’je e saktë, ke ngrirë ti apo të ngriu figura?

Gazetarja: Jo ka ngrirë internet, unë mirë jam

Rama: Unë nuk jam për të treguar punën tënde, por mbaj shënime, mos cito persona që i ke përpara e të thonë jo, e mos insisto. Shpjegimi që u bë më parë ishte për të thënë që 23% fillon tek 1.6 por fillon te 4 milionshi, dhe s’është bërë asnjë ndryshim. Dhe ne nuk do bëjmë fare fushatë me ndryshime të tjera taksash. Por plani ynë që kemi për ndryshim nuk është për sot.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303