Ke prapanicën e fortë? Regjistrohu në sportin më të ri që po bën namin

Jeni në kërkim të një sporti të ri dhe shumë interesant! Një ide mund ta merrni nga videoja e mëposhtme që tregon se një sport i ri po lulëzon në Rusi. Bëhet fjalë për sportin e goditjes me shuplakë në prapanicë. Në dukje i çuditshëm, por tepër i suksesshëm.

Madje së fundmi në Rusi u mbajt një turne, teksa fituese u shpall blogerja e famshme, Anastasia Zolotaja.

Rregullat e këtij sporti janë të thjeshta, godit sa më fort dhe duro goditjet e kundërshtarit. Sportistja që nuk i duron dot goditjet dhe bie në tokë e humbet sfidën.  Femrat pjesëmarrëse në këtë sport janë kryesisht ato që merren me palestër.