fbpx

Kë takoi Rudina Hajdari? Deputetja jep detajet: Folëm gjatë!

1553173646_rudinahajdari.jpg

Deputetja Rudina Hajdari ka zhvilluar një takim së fundmi me zyrtarin e lartë amerikan Jonathan Moore. Ky lajm është bërë me dije nga vetë deputetja.

Ndër të tjera ajo thotë se gjatë takimit i ka theksuar zyrtarit amerikan se Shqipëria ka nevojë për një klasë politike të shkëputur nga krimi dhe korrupsioni.

“Gjithmonë kënaqësi të bisedoj me Jonathan Moore, një nga zyrtarët e lartë të Departamentit të Shtetit në USA i cili ka mbështetur gjatë gjithë kohës pa kursim përpjekjet e Shqipërisë për zhvillim dhe integrim. Folëm gjatë për situatën në vend dhe i tregova mbi planet tona për të garuar me një iniciativë të re në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, gjë e cila u prit me entuziazëm dhe dashamirësi. I theksova se Shqipëria ka nevojë të ecë përpara dhe të shkëputet nga e kaluara e një klase politike të lidhur me krimin dhe korrupsionin”,– shkruan Rudina Hajdari.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303