‘Ke vida mangut”, shpërthen Alketa Vejsiu, i drejtohet…

Pak ditë më parë Alketa Vejsiu ka publikuar në Instagram një foto, e cila është komentuar shumë.

Në foto moderatorja shfaqej mjaft e ëmbël me një fustan veror, portokalli, por në sy ka rënë një detaj tjetër.

Ajo nuk i ka shpëtuar syrit kritik dhe gishtat e saj kanë rrëmbyer vëmendjen e komentuesve.

Njëri prej tyre i shkruan:”Po na hap barkun me ato gishta. Të gjithë i mbulojnë difektet, ti i nxjerr.”

Ky koment i ka bërë përshtypje Alketës, e cila i është kthyer nëpërmjet një përgjigjeje të gjatë.

Ajo ka treguar se gishtat janë siç i ka bërë natyra dhe nuk ka përse t’i fshehë.

“Tani po mendoj ; si t’ja bëj që të të mbyll barkun ty, se gishtat i kam ashtu siç i kam, të gjatë si gjithë gjymtyrët, edhe si gjuha ime e gjatë që s’duhet t’ja përtonte të gjithë atyre që duan të marrin një sharrë e të mi presin! Gishtat e mi nuk janë dru që priten për të bërë zjarr zonjë e dashur!

Unë s’merrem me pamjen e grave, se janë vepra të Zotit të gjitha dhe secila është unike ashtu siç e ka bërë natyra. Por merrem me ato vidat mangët në tru që secila mund t’i rregullojë! Këtë po mund ta ndryshosh.

Ndoshta prera e gishtave të mi do shërbente si zevëndësim i vidave që ju mungojnë, por dua t’ju them që janë shumë të dobishme aty ku janë dhe une kujdesem shumë që të jenë të pastra dhe të bukura siç i sheh në foto! Kaq për sot! Të diel të mbarë”-ka shkruar Vejsiu.