KED e përjashtoi nga gara për në ‘Kushtetuese’, Apeli Administrativ rrëzon kërkesën e Papandiles

rtttr-1.jpg

Gjykata e Apelit Administrativ ka rrëzuar kërkesën e juristit Eugen Papandile, i cili ishte kundër Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për skualifikimin nga gara.

Pavarësisht këtij hapi, Administrativja ka rrëzuar këtë kërkesë, ndërkohë që ngelet në fuqi vendimi i KED për përjashtimin e Papandiles nga gara si anëtar në Gjykatën Kushtetuese. Mësohet se KED-ja do t’i çojë dy emrat e kualifikuar Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Eugen Papandiles ka mbajtur më herët në Gjykatën Kushtetuese postin e Sekretarit të Përgjithshëm, ndërsa kërkonte që të ishte anëtar-gjyqtar.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303