Keisi sapo na bërë lëmsh në lidhje me ndarjen nga Stresi

Sa herë që Keisi bën një diskutim online me ndjekësit e saj në Instagram, e dimë që shumica e pyetjeve që i drejtohen janë për Stresin.

Dhe këtë herë ajo ka vendosur të na i bëjë qejfin me një përgjigje që i referohet ish-partnerit të saj.

Fillimisht është pyetur për artisten femër të preferuar, emrin e të cilës e dha shumë shpejt. Bëhet fjalë për Kidën, këngëtaren që dëgjon më së shumti.

Më pas u pyet për artistin shqiptar të preferuar dhe sigurisht që ai është STRESI.

“Hë se e di, të gjithë këtë përgjigje po prisni kaq shumë. Normal që është Stresi”, shkruan ajo.

Nuk e dimë nëse kjo është një shenjë e mirë për ribashkim, pasi pak ditë më parë reperi u shpreh se nga ana e tij dëshiron një shans të dytë.

Stresi u betua në emisionin “Glamour Zone” se aktualisht është i martuar dhe se nga ana e tij e merr në konsideratë rikthimin, gjithmonë nëse nuk është vonë:

“Aktualisht jam i martuar. Jam një burrë i martuar. Kam përgjegjësi.  Gjendja shpirtërore është me ulje-ngritje, nga mirë fare në çka. Normalisht që ka komunikim (me Keisin), komunikim mund të ketë dhe për respekt, për hatër të disa gjërave. Çdo gjë shkon me kohën”.

Më pas moderatorja e pyeti nëse e merr në konsideratë që të kthehet me Keisin dhe ai u përgjigj se po:

“Në konsideratë duhet ta marrin të dy palët jo vetëm njëra. Unë normalisht që po, sa s’është bërë vonë. Ajo vjen vetë kur e ndjen”!

Por nga përgjigja më poshtë duket se Keisi e ka ndarë mendjen!