fbpx

“Kemi 7 vjet që…”, Dash Shehi flet per Lulzim Bashën dhe kandidimin

9E93414F-7453-4A6C-909A-5DCD1CC59F7E.jpeg

Aleati i Lulzim Bashës, kreu i LZHK-së Dashamir Shehi ka folur në lidhje me zgjedhjet. Më tej, ai ka rrëfyer se nuk e di ende se ku do kandidojë.

I pyetur nëse Basha i ka dhënë garanci, Shehi tha se me kryedemokratin ka 7 vite në koalicion, por ende s’e ka diskutuar se në cilën listë do të bëjë pjesë.

“Ne me zotin Basha kemi bërë marrëveshje, kemi 7 vjet që jemi bashkë. Zoti Basha është një drejtues eruopian i ri, modern, që i njeh rregullat e lojës. Këtu nuk folet për emrin tim, unë emrin tim e bëj vetë. Qëllimi ynë është për të maksimalizuar votën kundër Rilindjes, më pas se ku do jetë ky apo ai mbetet për ta diskutuar”, u shpreh Shehi në Euronews.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303