“Kemi një grup banditësh në pushtet”/ Vasili shpërthen ndaj qeverisë për dëmet e 26 nëntorit

petrit-vasili-768x447.png

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili në një dalje publike për mediat deklaroi se tërmeti i 26 nëntorit nxori në pah problemet e qeverisë.

Vasili theksoi se në pushtet është një grup hajdutësh, ndërsa në krye të vendit është një kryeministër bandit.

Fatkeqësia e madhe e tërmetit të 26 nëntorit nxori në shesh probleme të mëdha. Kjo fatkeqësi nxori në dritë faktin s patëm një qeveri, që pati fatkeqësinë që të ketë një kryeministër të marrë, që u tallën edhe në fatkeqësi natyrore. Presidenti i Republikës Ilir meta e paralajmëroi këtë tragjedi, u tallën dhe pasojat ishin ata që ishin. Pse u tallën? Sepse janë një bandë që kanë si objektiv që të zhvasin nga katër anët. Kemi në pushtet një grup banditësh që duan vetëm para.

Dje ndodhi një ngjarje shumë e rëndë, që dha sinjalin se Rama nuk mund të jetë më kryeministër. Ky është një kryeministër kusar. Amerika ngriti institucion që paratë të shkojnë tek shqiptarët e jo tek kryeministri. Presidenti si burrë shteti e ka kthyer presidencën në kështjellë në mbrojtje të Kushtetutës, kundër banditëve që rrëmbejnë gjithçka që del përpara. Shqiptarë ikin, sepse paratë shkojnë në koncesione”, tha Vasili.

scroll to top