“Kemi qenë natyra shpërthyese, gjaknxehtë, me sherre, ndarje”! Bieta Sulo i bën urimin e pazakontë Alban Dudushit

WhatsApp-Image-2020-12-22-at-12.08.45.jpeg

Moderatorja e njohur shqiptare, Bieta Sulo ka zgjedhur të urojë publikisht partnerin e saj Alban Dudushi.

Nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në instagram, Bieta e ka përshkruar marrëdhënien e tyre me ulje dhe ngritje duke u bazuar edhe në shenjën e horoskopit.

Postimi i plotë i Bietës:

“Gezuar ditelindjen Alban Dudushi ❤️ keshtu te qeshur qofshim sa me shpesh, se dihet qe jeta ka nga te gjitha… e ketu dua te jap pergjigjen e pyetjes qe mes habise dhe pergezimit ma bene shume vete, nga dalja tek @binjaket_show tek kopertina e @living_albania: kaq te lumtur jeni ju gjithmone? Sigurisht me ulje ngritje si cdo marredhenie, madje njeri-tjetrit i dedikojme disa nga thinjat e rrudhat qe kemi sot… “Albani është më tolerant dhe më i pjekur në disa situata. Gjithsesi, në fund të ditës, jemi të dy me brirë. Ai është Bricjap, unë Dash. I përplasim brirët shpesh dhe na janë lëmuar cepat, e në këtë kuptim, jemi zbutur goxha. Kemi qenë natyra shpërthyese, gjaknxehtë, me sherre, ndarje përgjithmonë, pooor u lëmuan brirët dhe nuk e vrasim më aq shumë njëri-tjetrin.” cit. nga intervista @living_albania Ps. Edhe Kroi eshte dem, familje briresh me pak fjale 😅 pervec Joelle qe e kemi qershine mbi torte 😍 Gezuar @albandudushi”

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303