“Kena për të q*….robt, do të djegim të gjallë ty dhe…”. Kërcënohet Shefi i Krimeve, zbulohet mesazhi tronditës

LAJMI-I-FUNDIT-1-1-822x462-4-1-2-1-1-6tqmcaz6vyxfb2m18bgy1pba624fosnkts0ucs9way0-1-6y2hanzarlbbfnn5x7qct2o318ilgzpmadh9v8zzujs.jpg

Shefi i sektorit të krimeve në Policinë e Gramshit, Sokol Novaku ka marrë mbrëmjen e djeshme një mesazh kërcënues nga një person ende i paidentifikuar, ku ndër të tjera i thoshin se do e digjnin të gjallë atë dhe familjen e tij.

“Do të bajm ushqim për derra, ty me gjithë familjen tendë do të djegim të gjallë. Kena për të q*….robt, i ke ditët e numëruara”, thuhet në mesazh.

Novaku rreth 10 ditë më parë u transferua shef krimesh në komisariatin e policisë Gramsh. Më parë ka qenë Shef i komisariatit numër 2 në Tiranë dhe shefi i sektorit të lëndëve narkotike në drejtorinë e Elbasanit. Në drejtorinë e Policisë Elbasan ai u emërua shef i sektorit të narkotikeve dhe qëndroi 4 muaj.

Ka qenë vetë Novaku, i cili ka depozituar 2 ditë më parë në Prokurorinë e Rrethit Elbasan kallëzim për kërcënimin e marrë me anë të telefonit. Në lidhje me kërcënimet e marra në drejtorinë vendore të policisë Elbasan në bashkëpunim të ngushte me prokurorinë e rrethit është ngritur një grup i posaçëm hetimor.

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303