Kendall Jenner, fejesë me sportistin e njohur?

kendall-jenner-rex.jpg

Modelja e njohur, Kendall Jenner prej kohësh ka nisur një romancë me basketbollistin, Ben Simmons. Së fundmi, ajo është fotografuar me nënën e Ben, të cilat janë duke parë një ndeshje basketbolli në Philadelphia.

Të dyja shihen shumë të qeshura, ku mesa duket Kendall i paska punët mjaft mirë me ‘vjehrrën’ e saj. Rrjeti është çmendur kur ka parë foton e Kendallit me nënën e Ben, Julie Simmons. Fansat dyshojnë se së shpejti do ketë një fejesë për Kendall dhe Ben.

Gjithsesi duhet theksuar se Kendall dhe Ben janë një ndër çiftet më simpatikë të Hollywood./real-news.tv

 

 

scroll to top