Këndoi për të drejtat e afro-amerikanëve, djaloshi 12 vjeçar lidh kontratë me kompaninë e njohur

Kedron-Bryant-750x406.jpeg

Djaloshi 12 vjeçar, kënga e të cilit u bë hit në protestat kundër dhunës ndaj afro-amerikanëve nënshkroi një kontratë me një nga kompanitë më të njohura muzikore amerikane.

Kënga “I just wanna live” e Keedron Bryant u postua për herë të parë online një ditë pas vdekjes së George Floyd në Minneapolis dhe tashmë është publikuar dhe nga kompania Warner Records.

Lancimi përkoi pikërisht me datën që shënon fundin e skllavërisë qindra vjeçare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Deri më tani kënga ka marrë me miliona klikime.

Ajo është shkruar nga nëna e 12 vjeçarit dhe këndohet nga djali “a capella”.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303