fbpx

Kënga e fundit e Ylli Limanit “Buzët e kuqe” po u ngjason të gjithëve me The Weeknd

Yll Limani ka publikuar këngën e shumëpritur të titulluar “Buzët e kuqe”.

Këtë herë këngëtari vjen ndryshe nga projektet e tjera, me një këngë të frymëzuar nga trendi më i ri botëror: rikthimi i periudhës së viteve ’80.

Mirëpo komentet drejt Yllit dhe këngës së tij dallojnë pasi shumë prej njerëzve po e quajnë si një kopje e këngës së “The Weeknd” Blindng Lights.

Këngët kanë një ngjajshmëri aq sa sapo dëgjon “Buzët e kuqe” melodia e saj të kujton “Blinding Lights”.

Fansat nuk kanë nguruar ta krahasojnë edhe me Dua Lipën e cila frymëzohet për këngët e saj nga vitet 80 por edhe me Gashin e cili i bashkohet kësaj rryme.

Një frymëzim apo një kopje? Ju takon ju ta vendosni pasi të dëgjoni këngët në linkun me poshtë: