Kënga e re e Loredanës i kushtohet Mozzik? Flet vetë reperja

Dy ditë më parë, reperja Loredana Zefi publikoi këngën e saj më të re në bashkëpunim me Juju, të titulluar ‘Kein Wort’.

Kënga u pëlqye shumë nga publiku dhe në pak orë arriti miliona klikime.

Projekti i saj muzikor është në gjermanisht dhe me siguri shumë prej nesh nuk e kuptuan mesazhin e saj.

Për emisionin “Prive”, këngëtarja ka treguar se kënga flet për një histori të përfunduar dashurie dhe në të tregon se sa e urren personin me të cilin ka qenë në një lidhje.

Më tej ajo tregon se në tekst flet për shanset e dyta dhe mesa duket ajo nuk i paska aspak qejf.

Pra, me këtë këngë Lori ja bën të qartë reperit që nuk ka më kthim dhe çdo gjë ka përfunduar.