fbpx

Kënga ku të gjithë puthen, nga Ricky Martin, Ben Affleck deri tek Lionel Messi (Video)

Kënga, “Antes Que El Mundo Se Acabe” rezultoi terapeutike përgjatë karantinës, rrëfen artisti nga Puerto Riko, Residente.

“Ndihesha në ankth për shkak të gjithë pasigurisë kur po e shkruaja, dhe të shkruash për mua është si terapi,” i tha ai Billboard pas publikimit të këngës, të enjten.

Në videon e këngës shfaqen çifte të shumta duke u puthur, në mesin e tyre edhe VIP-a.

Në video ju do të shihni Ricky Martin dhe partnerin e tij, Jwan Yosef, Lionel Messi-n dhe bashkëshorten Antonela si dhe Ben Affleck-un dhe të dashurën Ana De Armas.