Këngëtari i “Eurovizion-it” në Tiranë

stage-cpn.png

“Krishtlindje në Tiranë” tashmë po kthehet në një festival traditë për qytetin e Tiranës. Çdo vit ky festival vjen me surpriza dhe gjëra nga më të bukurat.

Por këtë vit, regjisori i festivalit, Sokol Guga, ka bërë bashkë dy pjesëmarrës të ‘Eurovizionit’.

Guga është një regjior i ri në botën e artit, por një i ri shumë i talentuar. I pyetur për “Real NEËS”, ai vetë na ka zbuluar të ftuarit e vecantë që do ketë në këtë mbrëmje.

“Këtë vit vendosa të sjell në Shqipëri Jessy Matador, një këngëtar i cili u bë mjaft i famshëm në Eurovizion me këngën e tij ‘Allez Ole Ole’. Ai ka zbritur tashmë në kryeqytet dhe po i pëlqen shumë Tirana, sidomos ushqimi” u shpreh djaloshi i spektakleve.

“Por gjithashtu meqë e nisa me Eurovizionin, vendosa të mos i ndahem. Pjesë e spektaklit do jetë edhe një nga këngëtaret tona e cila ka marrë pjesë në festivalin europian të këngës, Eneda Tarifa. Eneda do të këndojë një këngë shumë të bukur bashkë me bilbilin e muzikës shqiptare Eranda Libohovën dhe talentin e ri të Operas Gerald Murrja. Vetëm kaq dua të them për momentin” e mbylli fjalën e tij Sokoli.

Sokol Guga është një i ri plot guxim, i cili nuk di të ndalet sa i takon spektakleve. Këtu vlen të kujtojmë “Balkanika Folk Festival”, ku Guga mblodhi plot 12 shtete të Ballkanit në Shqipëri.

Nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’i urojmë suksese! /Real-News.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303