fbpx

Këngëtari i njohur përfundon në polici!

maxresdefault-7.jpg

Shkëlzen Jetishi i njohur ndryshe si Xeni është shoqëruar në stacionin e policisë se Gjakovës pasi ka thyer rregullat e vetëizolimit në shtëpi.

Këngëtari ka dalë nga shtëpia duke shkelur urdhërin e autoriteteve kosovare për vetizolim.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj  tha se këngëtari është shoqëruar në polici, është intervistuar dhe pastaj është liruar me premtimin se do e respektojë masën e vetizolimit.

“Dje është hapur një rast për këngëtarin Shkelzen Jetishi për mosrespektim të urdhëresës. Është hapur rast idhe është liruar në procedurë të rregullt me premtimin që do ta respektojë urdhëresën”, tha Gjurkaj për gazetën Sinjali.

Shkëlzeni  u vetëizolua një ditë pasi këngëtari Muhamet Sejdiu u konfirmua pozitiv me Koronavirus.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303