fbpx

Këngëtari i njohur shqiptar do bëhet baba për herë të dytë: Kemi problemin e emrit sepse….

bes.jpg

Vokalisti i grupit NRG Band, Besnik Qaka, ka ndarë lajmin e bukur se do të bëhet baba për herë të dytë.

Teksa ka qenë i ftuar në emisionin Rudina, Besniku vendosi të tregojë diçka më tepër për zgjerimin e familjes së tij, që pritet t’i shtohet një djalë.

Artisti tha se është parashikuar që i biri të vijë ne jetë në muajin shtator. Mirëpo, gjatë kësaj kohe, çifti nuk po gjen dot asnjë emër.

“Tani kemi problemin e emrit. Po përpiqemi të gjejmë një emër të mirë. Me vajzën e kemi patur si më të lehtë, madje i kam thënë bashkëshortes që për djem e kam pak më të vështirë se nuk kam as shumë ide. Tani kemi bërë një listë me shumë emra dhe do shohim si do vendosim”,- tregoi Besniku.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303