Këngëtari i njohur shqiptar, i martuar?

640-0-5c0bacd3ef2aa.png

Shumë shpejt këngëtari i njohur dhe simpatik, Skerdi Ago, u shndërrua në një personazh shumë të dashur dhe të pëlqyer në muzikën shqiptare.

Skerdi u bë i njohur pikërisht nga bashkëpunimet e shumta me Ledri Vulën dhe Gjikon, por ‘Tradhtare’ është një ndër hitet e tij më të suksesshme. Së fundmi, Skerdi është përfolur sërish në shtypin rozë, por kësaj radhe për jetën e tij private.

Tanimë flitet për lidhjen dashurore mes tij dhe gazetares kosovare, Vesa Rama, të cilët e kanë mbajtur të fshehur për një kohë të gjatë nga mediat.

Dyshimet janë për një fejesë ose martesë mes tyre, për faktin se Vesa në profilin e saj në Instagram, ka vendosur mbiemrin e bashkëshortit.

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303