Këngëtari shqiptar bëhet baba i dy binjakëve

Albatrit Muqiqi, këngëtari i njohur dhe bashkëshortja e tij Egzona, janë bërë prindër për herë të dytë.

Ata janë prindër të një vajze, me emrin Amelia, ndërsa sot janë gëzuar jo me një por me dy bebushë.

Sot, këngëtari ka publikuar një foto të adhurueshme nga spitali, bashkë me dy binjakët, një vajzë e cila është pagëzuar me emrin Elia dhe një djalë me emrin Erald.

Egzona dhe Albatriti e dhanë lajmin po me një selfie të ngjashme dy vite më parë.

“Sot është dita më e lumtur në botë për mua, na gëzoi Zoti me një djalë dhe vajzë , falenderimi i takon vetem Allahut☝? , paçi shëndetin e gjithë botës zemrat e mija #Elia&Erald ❤️ #twins”, shkruan Albatriti.

Tani familja e këngëtarit është shtuar dhe duket akoma më e bukur./real-news.tv