21.5 C
Tirana
E diel, 26 Maj, 2024

TË FUNDIT

Këngëtari i njohur shqiptar i jep fund beqarisë

spot_img

Këngëtari i njohur shqiptar Erik Lloshi, do t’i japë fund beqarisë më shpejt nga sa mendonim.

Pas ndarjes së bujshme nga brunja seksi Jola Progri, Eriku u fejua me bjonden simpatike Romina, me të cilën u lidh një muaj pasi i dha fund marrëdhënies me Jolën.

“Mora një vendim në jetën time për 6 muaj, që nuk e kam marrë për 5 vjet kur kam qenë me dikë. Ndonjëherë jeta është e çuditshme dhe ne artistët jemi të tillë në vendimet që marrim. Jam i sigurt që nuk është vendim i gabuar”, shprehej Eriku në atë kohë.

Por duket se në jetën e këngëtarit do të ketë të tjera ndryshime të mëdha. Ai tregoi dje në emisionin “Familja” të Turit se i ka propozuar Rominës dhe do të martohen vitin që vjen në Tiranë:

“Meqë u kam hyrë këtyre punëve që 13 vjeç, tani ka ardhur koha që të bëhem serioz. Ia kam bërë propozimin. Vitin tjetër do të martohemi në Tiranë”.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat