Këngëtari shqiptar ka luajtur futboll kundër Ibrahimovic

Zlatan Ibrahimovic është një ndër sportistët më të njohur dhe të suksesshëm në historinë e futbollit. Një fakt interesant është rrëfyer për të nga këngëtari i njohur me origjinë kosovare, Blero. I ftuar në emisionin ‘Prive’, Blero ka deklaruar se ka luajtur futboll kundër Ibrahimovic para 16 vitesh në Suedi.

“Kur kam qenë më i ri, isha aktiv në futboll, në Suedi. Më ka qëlluar të luaj një herë kundër futbollistit shumë të famshëm, që tash njihet në krejt botën, Zlatan Ibrahimovic”, tha Blero.

Gjithashtu, Blero tha se ishte një ndjenjë shumë interesante të luaje kundër Ibrahimovic. Më tej, këngëtari foli gjithashtu edhe për karrierën e tij dhe jetën personale në intervistë./real-news.tv