Këngëtarja e famshme në zi, ndërron jetë nëna e saj

rip.jpg

Humbja e një njeriu të afërm është dhimbja më e madhe që njeriu mund të përjetojë. Në një moment të tillë ndodhet edhe këngëtarja e famshme Celine Dion e cila ka humbur nënën e saj në moshën 92 vjeçare.

Nëna e Celine, e cila në Kanada njihej me dashuri si “Mama Dion”, raportohet se ndërroi jetë të enjten e rrethuar nga familja dhe miqtë e saj. Ajo kishte probleme të mëdha shëndetësore … përfshirë humbjen e kujtesës, shikimin dhe dëmtimin e dëgjimit.

Zonja Tereza pati 14 fëmijë, të cilët ajo rriti së bashku me burrin e saj, Adhemar, i cili u nda nga jeta në vitin 2003.

Vdekja e saj vjen vetëm 2 ditë pas përvjetorit të katërt të vdekjes së burrit të Celine, Rene Angelil. Gjithashtu, e enjtja shënoi edhe 4 vjetorin e vdekjes së vëllait të Celine, Daniel.

Duket se kjo është një periudhë shumë e vështirë për këngëtaren dhe familjen e saj.

 

scroll to top