Këngëtarja e famshme shqiptare udhëton drejt Italisë, zbulon projektin e madh që e pret

Evi Reçi është një këngëtare e dashur për publikun dhe muzika ajo ku identifikohet më shumë është pop. Evi Reçi nuk ka frikë të guxojë dhe të marrë përsipër projekte të mëdha e ambicioze edhe jashtë muzikës. Prej një viti ne e shohim atë çdo pasdite në ekranin e Vizion Plus, duke pasur rolin e rëndësishëm të autores dhe moderatores së programit.

Një projekt tjetër interesant dhe tërësisht ndryshe nga ajo çka jemi mësuar ta shohim këngëtaren dhe moderatoren, do të jetë aktrimi. Po, po! Evi Reçi do të jetë pjesë e një filmi ndërkombëtar dhe këtë ajo e konfirmoi pas ‘ngacmimeve’ nga moderatorët e emisionit të mëngjesit ‘Rreze Dielli’.

“Më është propozuar si film nga një producent në Firence. Është produksion Italian. Nuk është I pari, do të vijojë dhe një i dytë. Personazhi që do luaj mund të jetë edhe shqiptar, ende nuk është vendosur.”