fbpx

Këngëtarja e famshme, tanimë një prodhuese vere

Këngëtarja e famshme, Kylie Minogue, ka vendosur të ndajë shijen e saj të preferuar me të gjithë fansat si një mënyrë për t’i qerasur me rastin e 52-vjetorit të saj.

Kylie ka verën e saj të quajtur “Rosé Vin De France” që ka dalë në shitje nga 28 maji.

Vera rosé, me shijen e saj të preferuar do të mund të blihet për 9 paund në 450 dyqane “Tesco” në Britani.

Tashmë ylli i muzikës është një prodhuese e vërtetë e verës duke bashkëpunuar me kompaninë prestigjose Benchmark Drinks Limited.