Këngëtarja e njohur i jep fund beqarisë në një ceremoni private

leona-lewis-engaged-1.jpg

Këngëtarja e njohur Leona Lewis është lidhur në martesë pas 8 vitesh lidhje me të dashurin e saj, Dennis Jauch.

Leona dhe bashkëshorti i saj janë njohur kur ai në fjalë ishte pjesë e trupës së kërcimit të këngëtares

Sipas revistës “Hello”,  ceremonia e dasmës është mbajtur në një ambient të hapur dhe të ftuar kanë qenë kryesisht familjarët e çiftit.

Mësohet se këngëtarja e njohur kishte veshur një fustan të “Ave Maria” dhe se ka ndërruar tre fustane gjatë mbrëmjes.

Ende nuk janë bërë publike foto ose video nga dasma e këngëtares.

Vetë Leona nuk ka publikuar asgjë dhe ka dashur që dasma e saj të jetë private dhe sa më diskrete.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303