fbpx

Këngëtarja me famë botërore kujton të kaluarën dhe habit me deklaratën: Më vjen shumë turp!

800-0-60f5333cdc733.jpg

Këngëtarja e famshme Billie Eilish ka folur së fundmi për “Vogue Australia” lidhur me jetën e saj personale. Gjithashtu ajo ka treguar se i vjen turp lidhur me disa veprime që ka bërë në të kaluarën.

“Është shumë e çuditshme se si bota mund të shikojë çdo aspekt të jetës tënde dhe të ta rikujtojë atë. Interneti risjell gjëra të së shkuarës të çdo njeriu dhe mendoj ‘A nuk mendoni ju njerëz se të gjithëve ju vjen tmerrësisht shumë turp për të shkuarën? A nuk mendoni se siç ju vjen juve turp për të shkuarën, mund t’ju vijë edhe të tjerëve?’”, është shprehur Billie.

Ajo ka shtuar se kur ka qenë adoleshente ka thënë shumë gjëra për të cilat sot nuk është dakord.

Advertisement

“Kam thënë shumë gjëra atëherë, për të cilat tani nuk jam dakord, ose mendoj të kundërtën. Gjëja më e çuditshme është se asgjë nuk humbet pasi publikohet në internet. Çdo intervistë që kam dhënë kur isha 15 vjeçe është ende aty dhe mendoj vazhdimisht për këtë gjë”, ka thënë këngëtarja.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303